Mirësevini tek Ferro-Beton & Construction!
Ferro-Beton & Construction Co është themeluar në vitin 2002. Ajo është kompani lider në industrinë e prodhimit të betonit në Shqipëri. E ndertuar në kryqëzimin e akseve kryesore të vendit Tiranë-Durrës-Lezhe, Ferro-Beton ka lehtesi në furnizimin e shpejte me beton në të tre destinacionet.
Pozicioni i pershtatshem si dhe investimi i duhur ne automjete transporti te reja si 8 pompa dhe 17 autobetoniera, jane garanci per nje pune te shpejte dhe te sigurte.
Ferro-Beton & Construction Co. vlerësohet si furnizuesi me i madh i betonit te gatshem ne Tirane dhe ne te gjithe vendin. Vetëm në 3 vitet e fundit kjo kompani ka realizuar një prodhim prej 500.000 m3 beton.
Fabrika e betonit eshte e dixhitalizuar, prodhim i vitit 2002, me kapacitet prodhues 120 m3/ore. Ne dispozicion te projekteve te medha eshte nje fabrike betoni mobile me kapacitet 80 m3/ore, prodhim i vitit 2012, e paperdorur.
Kompania ka një laborator modern dhe një staf të specializuar me inxhinierë të cilët monitorojnë prodhimin me cilësi të betonit, konform standartit EN 206-1.
Lendet e para, procesi i prodhimit dhe produktet i nenshtrohen kontrollit te laboratorit konform Manualit te Cilesise.
Sistemi i prodhimit eshte i certifikuar sistemin e cilesise ISO 9001 nga Instituti Nderkombetar i Certifikimit te Cilesise Teknike.
Zhvillimi i aktivitetit eshte miqsor me ambjentin, me hapsira te shtruara dhe te pastra si dhe larg shtepive te banimit.